Merret në mbrojtje biznesmeni që dyshohet se u gjobit nga Shullazi

Shqipëria

Merret në mbrojtje biznesmeni që dyshohet se u gjobit nga Shullazi

Më: 14 tetor 2016 Në ora: 13:19
Ilustrim

Policia merr në mbrojtje biznesmenin që dyshohet se iu vu gjobë nga Emiljano Shullazi. Mbrojtja pasi është bërë sigurimi i padisë në Gjykatën e Krimeve të Rënda

Dje u arrestuan dy bashkëpunëtorë të Shullazit të cilët akuzohen për gjobvënien.

Prokuroria zbuloi se dy të arrestuarit Endrit Qyqja dhe Endrit Zela në bashkëpunim me shtetasit Emiljan Shullazi e Gilmano Dani, si edhe për llogari të këtyre të fundit, i kanë marrë shuma të konsiderueshme parash një biznesmeni, nëpërmjet kërcënimit dhe dhunës fizike”

Në bazë të veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasit Shullazi dhe Dani dyshohet se i kanë marrë një biznesmeni shuma parash në kohë të ndryshme, duke e kërcënuar fizikisht, si edhe duke ushtruar dhunë fizike. Në disa nga rastet e kërcënimit për dhënie pasurie, në shoqërinë e Shullazit dhe Danit kanë qenë edhe Endrit Qyqja dhe Endrit Zela”

Biznesmenit i moren çek me porosi te Shullazit

“Po në bazë të veprimeve hetimore, rezulton se të dyshuarit Qyqja dhe Zela kanë qënë të pranishëm në disa momente kur shtetasi Emiljano Shullazi ka bërë kërkimin e padrejtë të sasisë monetare. Gjithashtu, këta persona kanë përfituar sasi monetare të lëvruara me çek nga ana e biznesmenit të dëmtuar, në favor të tyre, me porosi të Emiljano Shullazit. Në rastet e të dyshuarve Qyqja dhe Zela, rezulton se ndërmjet tyre dhe biznesmenit nuk ka asnjë marrëdhënie kontraktuale. Për këtë arsye, kërkimi i parave është realizuar në mënyrë të padrejtë, si edhe duke përdorur dhunën fizike dhe verbale” vijon njoftimi i prokurorisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat