Ademi i kundërpërgjigjet Ramës: Shkodrën e ke në qendër të fushatës politike

Shqipëria

Ademi i kundërpërgjigjet Ramës: Shkodrën e ke në qendër të fushatës politike

Më: 26 tetor 2016 Në ora: 14:19
Edi Rama

Kryetarja e bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama, sa i takon rikonstruksionit të lulishtes në lagjen “Manush Alimani” në Shkodër.

Ademi shprehet se lidhur me këtë projekt është konsultuar me banorët dhe në të do të përfshihen 1800 metër katror të sipërfaqes së gjelbëruar, kanalizime për ujërat e zeza dhe të bardha, si dhe ndriçues e stola.

“Ato shkurre që janë hequr do të vendosen prapë, do të mbillen pemë të reja. Do të vendoset ndriçimi me standard. Do të ketë sinjalistikë që mungon fare për kalimtarë dhe për mjete. Kurrsesi nuk pranoj akuza të llojit korruptiv”,  deklaroi Ademi në “Facebook”.

Statuset e kryeministrit Rama në “Facebook”, Ademi i quan një sulm politik, ndërsa tregon se vetë kreu i qeverisë e ka financuar atë projekt.

“Ky projekt është miratuar, i parë nga kryeministri personalisht. Biles i vendosur pasi në radhë ka qenë i katërti. Unë e kuptoj që të jesh kontrovers sot është bërë e modës, por jo deri në këtë shkallë. Sigurisht më vjen keq, por nga ana tjetër e kuptoj që lufta politik...Kemi filluar fushatën dhe sigurisht Bashkia Shkodër është në qendër”, u shpreh Ademi.

Më parë  kreu i qeverisë kishte deklaruar në “Facebook”: “Si mundet mendja t’i thotë një njeriu në krye të qytetit, se për të shkulur krejt gjelbërimin brenda lagjes e zgjeruar rrugën pa asnjë arsye është kollaj fare, ndërsa për të hapur sheshin para stadiumit të ri (investimi më i madh publik në historinë e qytetit) është e pamundur sepse për shkaqe ‘sociale’ këta çibanë betoni e ndryshku nuk u shkulkan dot?!”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat