Kokëdhima: Blushi do mobilizojë te LIBRA socialistët e zhgënjyer

Shqipëria

Kokëdhima: Blushi do mobilizojë te LIBRA socialistët e zhgënjyer

Më: 3 nëntor 2016 Në ora: 07:57
Koço Kokëdhima

Ish deputeti socialist Koço Kokëdhima të cilit gjykata Kushtetuese ia hoqi mandatin thotë se Blushi do të mobilizojë rreth vetes mobilizojë kryesisht të majtë e socialistë të zhgënjyer.

Kokëdhima e quan humbje për PS-në largimin e Hafizit dhe Blushit por shton se është zhgënjyer me vizionin e LIBRA

Postimi i Koco Kokedhimes

Vizioni i LIBRA-s, zhgënjyes
Blushi dështoi të jepte kontributin e tij në PS, për zhvillimin e një kulture institucionale dhe për të instaluar një debat konstruktiv brenda saj. Largimi i Blushit dhe Hafizit është një humbje për Partinë Socialiste. Blushi dhe Hafizi janë dy intelektualë me vlera e kontribute ndër vite për vendin dhe për Partinë Socialiste.

Dje, Blushi promovoi partinë LIBRA. Kjo parti do të mobilizojë kryesisht të majtë e socialistë të zhgënjyer. LIBRA, ështe një përpjekje e respektueshme për pasurimin e debatit politik e kulturor dhe për përmirësimin e ofertës politike. Ajo erdhi edhe si pasojë e mungesës së demokracisë, parimeve, normave dhe rregullave të funksionimit e bashkëjetesës në diversitet mendimesh e solidaritet në Partinë Socialiste.

Nga divorci i Blushit dhe Hafizit me PS-në kuptohet edhe më mirë nevoja për reformimin e PS-së me qëllim që të eleminohet ekzistenca e atyre problemeve të mprehta që kanë partitë politike në vend, që shfaqen si mungesë e kulturës funksionale, si mungesë e standarteve bashkëkohore të menaxhimit të tyre, si mungesë e hapësirave që duhet t’u garantohen anëtarëve për debat, për t’u dëgjuar, për t’u përfshirë në çështjet më të rëndësishme të politikëbërjes, qeverisjes dhe për t’u dhënë atyre mundësi dhe kushte për karrierë të shëndetëshme e të merituar.

Në prezantimin e LIBRA-s, fjalimi i Blushit ishte zhgënjyes. Ai përshkohej nga konstatime sipërfaqësore dhe nga romantizmi i një shkrimtari. Mungoi qartësisht vizioni i tij për të ardhmen e vendit dhe për zgjidhjet që pret populli nga politika.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat