Gjykata lë në burg 4 të arrestuarit për terrorizëm

Shqipëria

Gjykata lë në burg 4 të arrestuarit për terrorizëm

Më: 7 nëntor 2016 Në ora: 17:30
Ergys Fasllia

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg berberin Ergys Fasllia, mjekun Bekim Protopapa, si dhe Xhezair Fishti dhe Medat Hasani.

Këta të fundit u arrestuan dy ditë më parë në qytetin e Shkodrës pasi akuzohen për terrorizëm. Duke folur jashtë dyerve të gjykatës, nëna e mjekut Bekim Protopapa ka hedhur poshtë akuzat.

"Djali im nuk ka pasur lidhje dhe as nuk ka folur për ISIS. Kur ka ardhur policia për ta marrë ai ka qenë në shtëpi në gjumë me gruan dhe fëmijët. Ka qenë ora 10 e darkës. Ai nuk ka asnjë lidhje. Ka shkuar në punë dhe në xhami. Djali ka dy shkolla të larta, biokimi dhe infermieri. Ka punuar berber sepse nuk kemi mundur të gjejmë vende pune. Nuk kemi të ardhura. E ka ndihmuar babai dhe vjehrra për të paguar qiranë”, ka thënë ajo.

Blutë deklarojnë se arrestimet u bënë pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe shtetas të tjerë jashtë vendit, propagandonin nxitjen e urrejtjes, bënin rekrutimin e personave për të shkuar në Siri përkrah organizatës terroriste ISIS.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat