Lame rrëfehet për sëmundjen që kaloi: Tani e kuptoj më mirë jetën, me Blushin iku edhe ‘termometri’ i PS

Shqipëria

Lame rrëfehet për sëmundjen që kaloi: Tani e kuptoj më mirë jetën, me Blushin iku edhe ‘termometri’ i PS

Më: 16 nëntor 2016 Në ora: 18:36
Artan Lame

Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame ishte ftuar sot ne rubrikën ‘Këndi i Ekselencës’ në ‘Vila 24’, ku foli rreth sëmundjes së vështirë që kaloi duke dhëne një mesazh për jetën.

“Kur e përmend atë që ndodhi nuk e përmend për të treguar se ç’më ndodhi mua, pasi u ndodh shumë njerëzve. E përmend për mësimet që duhet të nxjerrin nga këto gjëra. Për t’i thënë ‘O njerëz thirrni mendjes, jeta është shumë e shkurtër. 

Të japim secili nga një kontribut minimal, dhe do e shohin se do ndiheni mirë. Heroina e familjes është gruaja, pasi është ajo që ndjek gjithçka. Ajo që ndjek gjithë mbarëvajtjen e familjes.”, theksoi ai.

Duke komentuar largimin e Blushit nga PS, Lame u shpreh se partisë i mungon tashmë një nga etalonet matës të punës së maxhorancës. 

“Çdo largim është gjithmonë një humbje. Unë kam thënë se Blushi ishte një lloj termometri që maste temperaturën e brendshme të partisë së vet. Nga ato zëra që janë jashtë kontrollit, ndonjëherë e teprojnë. Jam unë i pari që e teproj ndonjëherë.”, tha Lame.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat