Qëndrimi i Gjermanisë, Basha i përgjigjet Ramës: Mos krijo armiq imagjinarë nga dhoma e vizatimeve

Shqipëria

Qëndrimi i Gjermanisë, Basha i përgjigjet Ramës: Mos krijo armiq imagjinarë nga dhoma e vizatimeve

Më: 25 nëntor 2016 Në ora: 16:46
Edi Rama

Vijojnë replikat në distancë ndërmjet kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD Lulzim Basha.

Është ky i fundit që i përgjigjet në Facebook Ramës, në lidhje me pretendimet se ishte PD që inskenoi deklaratën e djeshme të deputetit gjerman Gunther Krischbaum për hapjen e negociatave.

Sipas Bashës, tashmë është koha e së vërtetës, pasi qytetarët dhe vetë BE nuk bie më pre e mashtrimeve të Ramës.

Teksa rendit problemet e vendit, Basha thekson se Rama duhet të merret të zgjidhë këto çështje dhe jo të gjejë armiq imagjinarë.

“Lëri përrallat me armiq imperialistë. Mijëra familje vuajnë për bukën e gojës, shqiptarët paguajne cmimin më të lartë të energjisë në Ballkan, vendi po zbrazet e të papunët shtohen cdo ditë, maturantëve ua dogje ëndrrat për arsim, studentët po lënë shkollën prej tarifave te rritura, fermerët nuk i ngop dot me përralla per kredi, shëndetësine e cove ne kolaps. Krimi, droga dhe korrupsioni i kanë zënë rrugën vendit. Këto jane hallet e shqiptarëve e jo armiqtë imagjinarë që zbulon nga dhoma e vizatimeve. Është ora e të vërtetës.” shkruan Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat