Kompania ajrore së shpejti do të ofrojë udhëtime falas

Shqipëria

Kompania ajrore së shpejti do të ofrojë udhëtime falas

Më: 29 nëntor 2016 Në ora: 21:22
Ilustrim

Të fluturosh me avion falas, pa paguar asgjë, sigurisht që sapo dëgjon një lajm të tillë menjëherë të shkon mendja se është duke u bërë fjalë për ndonjë shaka. Por jo kjo është e vërtetë. Kompania ajrore irlandeze Ryanair ka planifikuar që në vitet e ardhshme tu ofrojë pasagjerëve fluturime falas, nga një kryeqytet në tjetrin.

Ka qenë drejtori i Përgjithshëm i kompanisë Ryanair, Michael O'Leary, i cili është shprehur se pas 5 ose 10 vitesh udhëtimi i klientëve të kompanisë do të bëhet falas.

Sipas tij e gjithë kjo ka për qëllim që të lobohet sa më shumë për uljen e çmimit të biletave të avionëve në mbarë botën, me qëllim që të gjithëve tu jepet mundësia për të udhëtuar.

Por sipas O'Leary, ulja e çmimit të biletave duhet bërë dhe përmes një politike globale, pasi 20 % e biletës janë taksa dhe nëse këto taksa hiqen atëherë çmimi mund të bjerë nën 20 paundë deri në 4 paundë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat