Reportazhi investigativ, si marrin shqiptarët nën 18 vjeç dokumente italiane

Shqipëria

Reportazhi investigativ, si marrin shqiptarët nën 18 vjeç dokumente italiane

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 16:04
Ilustrim

Një reportazh investigativ i cili hedh dritë mbi mënyrën se si fëmijët shqiptarë nën moshën 18 vjeç marrin leje qëndrimi të rregullt në Itali, është transmetuar dje nga televizioni italian “Le lene”.

Ligji italian i emigracionit parashikon që çdo fëmijë nën moshën 18 vjeç, i cili është i braktisur dhe në kushte të vështira jetese, përfiton leje qëndrim të rregullt dhe shteti i jep të drejtën e shkollimit dhe strehimit.

Duke marrë parasysh përfitimet e ligjit shumë prindër shqiptarë e kanë kthyer në rrugë të shoqërojnë fëmijët në Itali, duke i lënë më pas në rrugë ku detyrohen të deklarohen si të braktisur te autoritetet vendas.

Tashmë numri i fëmijëve shqiptarë “të braktisur” është rritur ndjeshëm duke u kthyer në problem për bashkitë vendase. Përgjegjësi i Mirëqenies Sociale në Bashkinë e Piançenzës Stefano Cugini shprehet se 73 për qind e fëmijëve “të braktisur” në këtë qytet janë shqiptarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat