Vëllai i Klement Balilit: Nuk ka urdhër arresti për të, lojë politike

Shqipëria

Vëllai i Klement Balilit: Nuk ka urdhër arresti për të, lojë politike

Më: 10 dhjetor 2016 Në ora: 14:06
Hektor Balili

Hektor Balili thotë se për vëllain e tij, Klement Balili nuk ka asnjë urdhër arresti dhe shton se gjithçka që po qarkullon në publik rreth tij është e gjitha një lojë politike.

Hektori deklaron se Klement jo vetëm që nuk është arratisur, por madje vijon jetën e tij normalisht.

“Klemeneti këtu ka qenë tërë kohës. Sot u nis në Tiranë për dokumente, sepse për atë nuk ekziston urdhërarresti. Kjo është e gjitha një lojë politike”, shprehet ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat