Berisha thirrje për protesta: Të rrëzojmë qeverinë e Balilit dhe Shullazit

Shqipëria

Berisha thirrje për protesta: Të rrëzojmë qeverinë e Balilit dhe Shullazit

Më: 19 dhjetor 2016 Në ora: 17:27
Ish-Kryeministri Sali Berisha

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me situatën e rendit në vend, duke hedhur akuza të forta ndaj Kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Përmes një statusi në Facebook, Berisha shprehet se edhe një herë tjetër u pa qartë se kjo qeveri është e lidhur me krimin dhe i ngjan më tepër një organizave kriminale.

Sipas Berishës, kurrë më parë nuk kishte ndodhur që brenda 24 orëve të ndodhnin vrasje, grabitje me armë, trafik droge dhe djegie me benzinë, referuar incidentit ndaj këngëtarit të njohur Flori Mumajesi.

Për ish-kryeministrin, kjo është qeveria e Shullazit dhe Balilit ndërsa i bën thirrje qyetarëve që të ngrihen dhe ta rrëzojnë.

Postimi në Facebook

Qeveria e Shullazit, Eskobarit dhe Lul Berishes,tashme organizate kriminale, i dorezon vendin krimit!

Te dashur miq, krimi eshte ne nje revansh te papare. Si ne asnje vend tjeter qe nuk eshte ne lufte, ne Shqiperi regjistrohen ne nje hark kohor 24 oresh vrasje, thyerje banke, djegje me benzine makines dhe prones te nje kengetari te mirenjohur ne mes te Tiranes, grabitje me arme zjarri dhe maska ne Fier dhe Korçe, lumenj droge drejte Italise.

Qeveria, organizate e vertet kriminale e Shullazit, Lul Berishes dhe Balilit, Roshit dhe Bushit i ka dorezuar vendin dhe sigurine tone krimit. Po shkohet me shpejtesi drejt deshtimit te tij te plote.

Te dashur qytetare, ju bej thirre te ngrihemi sa me pare per te shembur murin e krimit qe lartesojne çdo dite Ediskobari dhe klika e tij ne pushtet! sb

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat