Berisha: Olsi Rama trafikon kokainë, ka dalë 5 herë nga kufiri, kam datat

Shqipëria

Berisha: Olsi Rama trafikon kokainë, ka dalë 5 herë nga kufiri, kam datat

Më: 23 dhjetor 2016 Në ora: 00:06
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha lëshoi akuza të ashpra sot në Kuvend, duke e akuzuar kryeministrin Rama si pronar të punishtes së kokainës në Xibrakë sëbashku me Hakmarrjen për Drejtësi.

Berisha nuk u mjaftua me kaq, duke deklaruar se edhe i vëllai i Kryeministrit ka dalë pesë herë jashtë me makinën e Gentian Gjonaj që përdorej për transport kokaine.

Ndërsa për Tahirin u shpreh se skafi i tij sot  është mjeti më i fuqishëm i transportit të drogës nga Bishti i Pallës deri në Karaburun.

Deklarata në Kuvend

A keni parë ju kryeministër në Europë që të ketë ardhur në pushtet i lidhur me Hakmarrjen për Drejtësi deri në palcë. I lidhur me Aldo Baren, i deponuar nga Banda e Lushnjes në prokurorinë italiane, i lidhur me banda të tjera me të cilat vodhi kutitë e votimit.Cfarë ishte Xibraka?

Ishte punishtja e Edi Ramës dhe Hakmarrjes për Drejtësi. Pse e akuzojunë Ramën për këët? Sepse ka një vëlla që quhet Olsi Rama, i cili me makinën e Gentian Gjonajt, makinë e përdorur për transport kokaine, ka dalë të paktën pesë herë, i kam këtu dokumentat me datat, targën e makinës dhe vendin ku ka shkelur me të.

Pra ky është Edi Rama. I lidhur me Xibrakën, i lidhur me Kostandinin e Partisë. A mundet një kryeministër të dali me nënën e një xhelati në kryeministri? Ky është Edi Rama që i shkonte Shullazi në zyrë dhe i jepte porosinë të shkonte të kërcënonte Lulzim Bashën.

Ky është Edi Rama që urdhëron Gjushin për të dhënë dëshmi për të lëshuar Lul Berishën. Gjushi është një vegël e verbër por njëriu që e liron është Edvin Kristaq Rama.

Pse Shqipërisë i nxorën kartonin e kuq për krimin? Sepse kreu i qeverisë, ministriat e tij janë anëtarë të asaj organizate kriminale që përbën rrezik të madh për paqen në vend dhe në rajon.

A mund të më thoni pak, a e shndërruat vendin në Kanabistan, a e shndërruat vendin në Kolumbi të Europës? A lexuat se grupi mëi fuqishëm parlamentar i Europës vuri kusht sine qua non ndërprerjen dramatike të mbjelljes së kanabisit. A e dini ju se secili prej tyre e di që është qeveria e lidhur me të, se është Edi Rama që menaxhon kanabisin. Nëse mendoni që jo, unë ju garantoj që po.

E vërteta është se kjo është seanca funebër e kësaj maxhorance. A e dini ju që skafi i Saje qorrit është sot mjeti më i fuqishëm i transportit të drogës nga Bishti i Pallës deri në Karaburun? Policia s’guxon të prekë skafin e Habilajve sepse është vetë ministri. Kjo është arsyeja që jo një por disa vende partnere qarkullojnë dosjen e tij. Keni marrë fund!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat