Vasili: Fund bixhozit! Një sëmundje e rëndë për shoqërinë

Shqipëria

Vasili: Fund bixhozit! Një sëmundje e rëndë për shoqërinë

Më: 31 dhjetor 2016 Në ora: 13:08
Deputeti i LSI, Petrit Vasili

Prej disa ditësh po diskutohet lidhur me çështjen e bixhozit dhe lidhur me temën ka reaguar edhe deputeti i LSI, Petrit Vasili.

I pyetur nga mediat se cfare opinioni ka deputeti Vasili lidhur me qendrimin ndaj ligjit te bixhozit dhe pamundesise per te pasur maxhorance qe Rama ka thene per te zgjidhur kete ceshtje, ai tha: “Bixhozi është një semundje e rende shoqerore e cila ka te qarte sherimin dhe crrenjosjen”.

“Problemi eshte shume i thjeshte per sa i takon LSI. Kryeministri mund ta sjelle ligjin per mbylljen e bixhozit qe ne seancen e pare te janarit. Te gjitha votat e grupit te LSI do te jene pro mbylljes. Neqoftese nje deputet i vetem i LSI  nuk do ta votonte ai do te perjashtohej nga grupi.  Anetar i grupit te LSI qe s’voton do te behej anetar i bixhozit. Besoj qe deri ne mbledhjen e pare te parlamentit te janarit Rama do t’i beje bashke te gjitha votat e grupit te PS. Ne pak jave i japim pra fund nje here e mire problemit të bixhozit”, tha Vasili.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat