Adoleshentët: Kemi ftohtë o lal Policia i strehon në qendrën sociale

Shqipëria

Adoleshentët: Kemi ftohtë o lal Policia i strehon në qendrën sociale

Më: 8 janar 2017 Në ora: 16:08
Pamje nga videoja

Policia e Tiranës u ka ardhur në ndihmë dy adoleshentëve duke i strehuar në një qendër sociale. Në kontrollet e ushtruara gjatë natës policia ka sistemuar në këto qendra edhe 11 shtetas të tjerë.
 
“Policia: Si kaluat çuna keni ftohtë?

Adoleshentët: Po mo lal kena i cikë ftohtë.

Policia: Do vini të rrini sonte te qendra për fëmijët e pastrehë. Ka ushqim dhe fjetje e të gjitha. Do kaloni ditët e ftohta aty që të përballoni këtë të ftohtë.

Adoleshentët: Po mo faleminderit shumë “, është kjo një pjesë e dialogut që zhvillohet në videon e postuar nga Policia, ndwrsa më pas të rinjtë janë shoqëruar në qendrën sociale ku do të qëndrojnë gjatë këtyre ditëve të ftohta. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat