Vazhdon dorëzimi vullnetarë i armëve në Shqipëri

Shqipëria

Vazhdon dorëzimi vullnetarë i armëve në Shqipëri

Më: 29 janar 2017 Në ora: 13:58
Mitralez

‘’Shqipëria pa armë’’ është bashkëpunimi mes Policisë së shtetit me komunitetin për grumbullimin e armëve.

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë dorëzuar 31 armë zjarri, 11450 fishekë dhe 19 granata.

Gjithashtu janë dorëzuar edhe 2 armë të rënda (mitraloz kundër-ajror).

Vendet të cilat janë dorëzuar armët janë Tiranë, Dibër, Shkodër, Fier, Berat , Elbasan, Lezhë, Korçë, Gjirokastër, Durrës, Vlorë, e Kukës.

Policia shqiptare ka falënderuar qytetarët për dorëzimin vullnetarë të armëve  dhe u ka bërë thirrje edhe njëherë që t’i dorëzojnë armët para datës 30 prill 2017.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat