Dekriminalizimi/ Reagon deputeti socialist: I surprizuar nga Prokuroria! Kurrë nuk kam shkelur ligjin!

Shqipëria

Dekriminalizimi/ Reagon deputeti socialist: I surprizuar nga Prokuroria! Kurrë nuk kam shkelur ligjin!

Më: 14 shkurt 2017 Në ora: 17:15
Artan Gaçi

Lajmi i publikuar në media lidhur me listën e Prokurorisë së Përgjithshme, për deputetët që kapen nga ligji i dekriminalizimit, ka sjellë edhe reagimet e para nga ligjvënësit, emri i të cilëve ishte në listë.

Mes tyre është edhe deputeti i PS Artan Gaçi. Në një reagim për mediat, deputeti socialist shprehet se është surprizuar nga lista e organit të akuzës, ndërsa deklaron se nuk ka bërë kurrë diçka të paligjshme në jetën e tij. 

Madje Gaçi shton se në vizitat e tij me parnterët ndërkombëtarë, nuk ka pasur kurrë probleme të tilla, në të kundërt nuk do të ishte lejuar të bëhej pjesë e takimeve bilaterale.

"Sot u njoha me një lajm që prokuroria po kryente verifikime mbi mua dhe disa deputetë e kryebashkiakë të tjerë me pretendimin se mund të ishim subjekte të ligjit të dekriminalizimit. U surprizova shumë që emri im ndodhet në atë listë pasi në jetën time nuk kam bërë kurrë asgjë të paligjshme dhe aq më pak ndonjë nga veprat e ligjit. Asnjëherë në jeten time nuk jam ndaluar, asnjëhere arrestuar, dhe asnjehere gjobitur a dënuar per asgje as ketu, dhe ne asnje vend ne Europes a me gjere. Sikur te kishin pasur qofte edhe dyshimin me te vogel, nuk me kishin lejuar te hyja e te dilja me dhjetera here neper vizita zyrtare ne senatin italian, bashkite e shumta ne Itali etj. Prokuroria të bëjë punën, e vërteta do triumfojë. Por ndihem i detyruar t'u shpjegohem përsa më sipër me falenderimet më të sinqerta për mbështetjen tuaj derisa ky keqkuptim të zgjidhet", u shpreh Gaçi. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat