Klosi në Fier: Opozita i trembet Vetting-ut

Shqipëria

Klosi në Fier: Opozita i trembet Vetting-ut

Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 17:57
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi

Është nënshkruar në Fier nga ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi me kryetarët e bashkive, “Pakti i Mirëqenies Sociale”.

Nga Fieri, Klosi komentoi protestën e Partisë Demokratike duke thënë se, “Vetting-u po e mban opozitën në çadra”.

“Po mbrohet një drejtësi që nuk është dhënë asnjë vendim pro fëmijëve që shfrytëzohen në rrugë. Fatkeqësi që opozita nuk ishte pjesë e miratimit të ligjit për mbrojtjen e fëmijëve”, tha ai.

Ministri përmendi një sërë reformash të ndërmarra nga Qeveria në sektor të ndryshëm, por vlerësoi se që të gjitha këto reforma, që të kenë sukses duhet të zbatohet ajo që ai e quajti “kryereforma”, ajo në drejtësi.

Bëhet e ditur se këto deklarata, ministri Klosi i bri pas nënshkrimit të pakteve sociale me kryetarët e bashkive të Qarkut Fier dhe Lushnjë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat