Opozita e “bën” Parlamentin në shesh, Berisha: Shqiptarë mbroni votën tuaj në zgjedhje

Shqipëria

Opozita e “bën” Parlamentin në shesh, Berisha: Shqiptarë mbroni votën tuaj në zgjedhje

Më: 2 mars 2017 Në ora: 12:37
Sali Berisha

Mazhoranca në Parlament, opozita për të 13-ën ditë në çadrën e ngritur para Kryeministrisë. Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij tha se Rama liroi kriminelët e rrezikshëm.

“Shqiptarë mbroni votën tuaj në zgjedhje. Kjo është çadra e lirisë dhe e shpresës për të ardhmen. Vota e lirë garanton vendin demokratik që meritojmë”, deklaroi Berisha.
Kryetari i grupit parlamentar Edi Paloka ka deklaruar se reforma në drejtësi nuk bëhet me një qeveri të inkriminuar.

“Kemi nevojë për drejtësi të pavarur, por jo drejtësi nga kryebanditi. Gjyqi im me Tahirin është për denoncimin që i kemi bërë për lidhjet e tij me krimin”, ka thënë Paloka.

Ndërsa deputeti Arben Ristani e ka vënë theksin tek gjendja e rrënuar ekonomike ku jetojnë shqiptarët. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat