Pushuesit në Durrës sfidojnë temperaturat

Shqipëria

Pushuesit në Durrës sfidojnë temperaturat

Më: 13 mars 2017 Në ora: 13:50
Pamje nga Durrësi

Kur duhet edhe të paktën dy muaj që të hapet sezoni turistik, koha me diell e temperaturat e volitshme të kësaj fundjave kanë provokuar mjaft vizitorë që ta bëjnë sefte plazhin për 2017-n.

Vija bregdetare e Durrësit është kthyer dje në një shëtitore përplot me vizitorë të ndryshëm. Qytetarë durrsakë, nga kryeqyteti dhe rrethe të tjera të Shqipërisë, por edhe nga Kosova e Maqedonia, kanë zgjedhur ta kalojnë fundjavën në Durrës.

Vija bregdetare nga Ura e Dajlanit deri në afërsi të sektorit “Iliria” u kthye në pedonale, ndërsa ata më të guximshmit nuk i rezistuan dot dëshirës për t’u futur në det dhe për të bërë pak banjë dielli në rërë. “Po kalojmë shumë mirë këtu në bregdetin e Durrësit.

Koha është shumë e mirë dhe e favorshme për të kryer një sërë aktivitetesh këtu. Temperaturat optimale dhe dielli lejojnë edhe të bësh plazh. Ne ua rekomandojmë, pasi temperaturat janë shumë të mira”, shprehet një qytetare, e cila kishte zgjedhur të bënte dje plazh. Ndërsa të tjerë, të cilët kanë ardhur nga Kosova dhe Maqedonia, shprehen se po kalojnë shumë mirë në bregdetin e Durrësit, por kanë rezerva sa i përket rrugës së plazhit, e cila është kthyer në kantier ndërtimi.

Image

“Po kalojmë shumë mirë. Kemi ardhur nga Kosova së bashku me familjen. Do të qëndrojmë deri pasdite dhe do të kthehemi në darkë në shtëpi, pasi të hënën na pret puna në Prishtinë. Kemi hasur vetëm një problem me rrugën e plazhit, pasi është kthyer në kantier ndërtimi dhe ka krijuar, përveçse kaos në trafik, edhe konfuzion te qytetarët që nuk dinin nga të kalonin”, shprehet një çift nga Kosova.

Teksa një pjesë e qytetarëve shprehen se po shijojnë një peizazh të mrekullueshëm, durrsakët ankohen se infrastruktura është jashtë çdo standardi, pasi Durrësi është kthyer në kantier ndërtimi dhe mu ngojnë hapësirat publike. Pas disa ditësh në bregdetin e Durrësit do të nisë puna për pastrimin e plazhit. Kur jemi në javët e para të marsit, qytetarët preferojnë të shfrytë- zojnë çdo fundjavë me diell për t’iu rikthyer plazhit.

Në mungesë të shëtitores “Taulantia”, bregdeti është e vetmja hapë- sirë publike në Durrës ku mund të dalin qytetarët për të pushuar. Për shkak se pranë shëtitores “Taulantia” është ngritur kantieri i ndërtimit të “Velierës”, plazhi ngelet alternativa e vetme për qytetarët për të bërë shëtitje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat