Babai i të kërkuarit, familjes së Ridvan Lamaj: Do ta kërkojmë së bashku djalin tuaj

Shqipëria

Babai i të kërkuarit, familjes së Ridvan Lamaj: Do ta kërkojmë së bashku djalin tuaj

Më: 18 mars 2017 Në ora: 07:47
I zhdukuri Ridvan Lamaj

Sadik Ogiçi, babai i Adrianit që është në kërkim nga policia për rrëmbimin e Ridvan Lamajt në Sarandë thotë se i biri ka frikë të vetëdorëzohet sepse do të dënohet për diçka që nuk e ka bërë ai. Në një intervistë për GSH, 58-vjeçari rrëfen se i biri është larguar drejt Holandës vetëm një ditë pasi pretendohet të jetë rrëmbyer Ridvani dhe se biletën e kishte prerë ditë më parë.

“Djali im ka pasur shumë shoqëri me Ridvanin. Nuk di të kenë pasur ndonjë konflikt me njeri-tjetrin. Për këtë gjë kam pyetur edhe vëllezërit e Ridvanit dhe më kanë thënë që nuk kanë pasur asnjë konflikt. Para një jave djali im i kishte dhënë Ridvanit 150 euro borxh. Këtë gjë ma ka thënë vëllai i tij. Jam i sigurt se djali im nuk do të zihej kurrë jo me Ridvanin, por me asnjë person tjetër që e konsideron shok për kaq para.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat