Rasti tronditës në Shqipëri: Nusja bën seks me vjehrrin, me lejen e burrit, pasi nuk bënin dot fëmijë

Shqipëria

Rasti tronditës në Shqipëri: Nusja bën seks me vjehrrin, me lejen e burrit, pasi nuk bënin dot fëmijë

Më: 7 prill 2017 Në ora: 12:09
Foto ilustrim

Rasti i Margaritës, 13-vjeçe, për të cilën ka menduar familja, e cila e ka fejuar me një djalë shumë më të madh se veten, ka sjellë në dritë edhe një tjetër histori tronditëse.

Rastin e zbulon psikologia Denada Toçe, e cila ka folur me gazetarin e “Le Iene”, per historine e Alfredit qe sot është 25-vjeçar dhe pret që Margarita të rritet edhe pak e të martohen zyrtarisht.

Por ajo ka treguar edhe per nje vajze qe e ka takuar 3 vjet me pare, e cila nuk mund te bente femije me burrin, dhe ky i fundit, e lejoi te kryente marredhenie seksuale me babane e tij, pra vajza me vjehrrin, per te kuptuar se kush e kishte problemin.

“Tre vjet më parë, takova një vajzë që ishte 20 vjeç dhe ajo ishte e martuar me një burrë që nuk mund të bënte fëmijë. Për të kuptuar nëse ai ishte problemi, nuk mund të shkonin tek një mjek, por vendosën që me babanë e burrit, pra vjehrrin, të bënte seks me të, me vajzën. Pra burri për të provuar infertilitetin e tij ka lejuar që gruaja e tij të bëjë seks me babanë e tij”, tha ajo.

“Kjo është një gjë që ndodh në një shoqëri primitive, nuk është vetëm një gjë e izoluar në këto vende. Gruaja nuk mundet të ketë të drejtat njerëzore”, thotë Denada më tej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat