Sulmi terrorist në Suedi, Ministria e Jashtme tregon a ka shqiptarë të lënduar

Shqipëria

Sulmi terrorist në Suedi, Ministria e Jashtme tregon a ka shqiptarë të lënduar

Më: 7 prill 2017 Në ora: 19:22
Sulmi në Suedi

Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar se nuk ka asnjë shqiptar të lënduar nga sulmi i sotëm terrorist në Suedi.

“Ambasada e RSH-së në Stokholm po e ndjek situatën në vijimësi dhe nga informacionet e deritanishme nuk rezulton të ketë shtetas shqiptarë të lënduar”, njofton MJ.

Ministria e Punëve të Jashtme shpreh “indinjatën e saj të thellë ndaj aktit terrorist të ndodhur sot në Stokholm” dhe ngushëllon familjen e viktimave.

Nga sulmi në kryeqytetin suedez Stokholm, të paktën 5 persona janë konfirmuar zyrtarisht të vdekur. Ndërsa, shumë të tjerë janë plagosur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat