"E godisnin pa pushim, gruaja kërkonte ndihmë", dëshmitarët tregojnë tmerrin e vrasjes në Durrës

Shqipëria

"E godisnin pa pushim, gruaja kërkonte ndihmë", dëshmitarët tregojnë tmerrin e vrasjes në Durrës

Më: 12 prill 2017 Në ora: 23:35
Jurgen Kurti

Dhjetëra qytetarë të Durrësit janë bërë dëshmitarë të ngjarjes së rëndë, e cila ndodhi mbrëmjen e djeshme në bulevardin kryesor të qytetit bregdetar, ku 58-vjeçari Agim Arapi është goditur për vdekje me mjete të forta nga dy vëllezërit Kostandin dhe Kujtim Ekonomi, si dhe dhëndri i Konstandinit, Jurgen Kurti, i njohur si menaxheri i VIP-ave që vrau babanë, por më pas u lirua.

Dëshmitarët tregojnë se gjithçka ka ndodhur në pak minuta dhe skena ishte e tmerrshme.

“Ishim duke kaluar këtu dhe dëgjuam që po debatonin me njëri-tjetrin. U afruam për të parë çfarë po ndodhte dhe u përpoqëm t’i ndanim. Nuk e kuptuam se për çfarë po rriheshin, por pamë që e kishin vënë për fund dhe e godisnin pa pushim”- thonë dëshmitarët. Sipas tyre, gruaja e viktimës kërkonte ndihmë. “Bashkëshortja e tij, ndërkohë po kërkonte ndihmë, pasi i shoqi ishte pa ndjenja i shtrirë në tokë. Erdhi policia i mori të tre, ndërsa autoambulanca transportoi drejt spitalit të plagosurin, i cili nuk u mbijetoi plagëve”, tregojnë dëshmitarët që u ndodhën në vendin e ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat