Rama publikon foto të xhandarmerisë shqiptare në Shkodër

Shqipëria

Rama publikon foto të xhandarmerisë shqiptare në Shkodër

Nga: A.M. Më: 2 maj 2017 Në ora: 20:43
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar një fotografi të shkrepur nga Marubi të shkollës së xhandarmerisë kombëtare në Shkodër.

Po ashtu, Ram ka folur edhe për komandantin Aqif Përmeti, ku ka thënë për të se ishte ushtarak dhe intelektual me një sens të mprehtë atdhetar, aktivist i "Vatra"-s dhe i shqiptarëve të diasporës.

Postimi i plotë:

AMARCORD

90 vjet më parë, ditë për ditë, është shkrepur nga Marubi kjo foto e shkollës së xhandërmarisë kombëtare në Shkodër.

Në qendër spikat figura e një patrioti të madh e të flaktë, komandantit Aqif Përmeti, ushtarak dhe intelektual me një sens të mprehtë atdhetar, aktivist i "Vatra"-s dhe i shqiptarëve të diasporës, të cilin diktatura e asgjësoi fizikisht, por pa zhdukur dot kujtimin e një veprimtarie të frytshme për kombin, për disa dekada.

Image
Fotografia e shkrepur nga Marubi
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat