Lu një orë me Ramën në Kryeministri Basha mbledh ambasadorët e BE

Shqipëria

Lu një orë me Ramën në Kryeministri Basha mbledh ambasadorët e BE

Më: 4 maj 2017 Në ora: 14:12
Kryeministri Edi Rama me ambasadorin e SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu zhvilloi këtë të enjte një takim me kryeministrin Edi Rama në Kryeministri. 

Në fokus të këtij takimi mësohet se ka qenë situata politike që po kalon vendi, pasi negociatat tre orëshe një ditë më parë mes Ramës dhe Bashës nuk prodhuan asnjë rezultat. 

Takimi i Ramës me Lu zgjati rreth një orë.

Pas këtij takimi, kryeministri zhvilloi një bashkëbisedim me gazetarët, ku zbardhi negociatat e një dite më parë me kryetarin e PD, Lulzim Basha, i cili siç tha Rama, refuzoi ofertën e maxhorancës për zv/kryeministrin, një ministër Teknologjik për zgjedhjet dhe tre zv/ministra teknikë. 

Ndërkohë, kryetari i PD, Lulzim Basha ka thirrur në një takim në selinë blu në orën 13:30, ambasadorët e vendeve të BE në vendin tonë.

Edhe në fokus të këtij takimi do të jetë pikërisht ngërçi politik dhe gjetja e rrugëzgjidhjeve për daljen nga kjo situatë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat