Hidhet shorti në KQZ, ja numri që do të kenë partitë në fletën e votimit

Shqipëria

Hidhet shorti në KQZ, ja numri që do të kenë partitë në fletën e votimit

Më: 8 maj 2017 Në ora: 12:38
Ilir Meta/ Bamir Topi/ Edi Rama

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hodhi sot shortin për përcaktimin e renditjes së partive në fletën e votimit në zgjedhjet e 18 qershorit. Shorti vendosi që PS të renditej e 15-ta, LSI-ja e 14-ta.

Gjatë mbledhjes anëtarët e zgjedhur nga opozita në KQZ kërkuan që vendimi të merret të shtunën për të lënë 5 ditë kohë për ankimime të mundshme, por kjo kërkesë u hodh poshtë nga katër anëtarët e mbështetur nga mazhoranca.

Renditja e partive në fletën e votimit

Partia Fryma e Re Demokratike
Partia Demokracia Sociale
Partia Aleanca Demokratike Shqiptare
Partia Aleanca Popullore për Drejtësi
Partia për Drejtësi, Integrimi dhe Unitet
Partia Sfida për Shqipërinë
Partia Aleanca Demokristiane
Partia Aleanca Arbnore Kombëtare
Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen
Partia Kristian Demokrate
Partia Lista e Barabartë
Partia Socialdemokrate
Partia Komuniste e Shqipërisë
Partia Lëvizja Socialiste për Integrim
Partia Socialiste e Shqipërisë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat