Autoblindat e policisë drejt Tiranës, shtangen kalimtarët

Shqipëria

Autoblindat e policisë drejt Tiranës, shtangen kalimtarët

Më: 13 maj 2017 Në ora: 12:58
Pamje nga video

Mbi 10 automjete të blinduara të policisë janë parë ditën e sotme dhe më konkretisht pak minuta më parë, në autostradën Durrës-Tiranë, shkruan JOQ, duke postuar edhe nje video.

Automjetet kanë qenë në varg njëra pas tjetrës dhe kanë habitur qytetarët në këtë autostradë.

Me siguri, policia e kryeqytetit ka kërkuar përforcime nga rrethet për të mbajtur nën kontroll protestën e opozitës dhe për të shmangur çdo lloj trazire të mundshme me të cilat mund të hasemi.

Të habitur kanë qenë personat që kanë hapur krahun në anë të autostradës dhe kanë parë paradën e mjeteve të blinduara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat