Rama: Siç fituam për Vettingun do fitojmë me rritjen e ekonomisë dhe punësimin

Shqipëria

Rama: Siç fituam për Vettingun do fitojmë me rritjen e ekonomisë dhe punësimin

Më: 28 maj 2017 Në ora: 10:15
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Elbasani se siç luftuam dhe fituam për Vettingun, do të luftojmë e fitojmë për të rritur ekonominë dhe punësimin si asnjëherë më pare.

Kryeministri Rama shprehet në statusin e tij se “ERTV Live: Elbasan – Siç luftuam dhe fituam për Vettingun, do të luftojmë e fitojmë për të rritur ekonominë dhe punësimin si asnjëherë më parë. Kemi bërë shumë. Më shumë akoma mbetet për të bërë. Po ka edhe shumë për të humbur, nëse #PartiaSocialiste  nuk mban, pa të tjerë në prehër, timonin e reformave. Për #ShqipërinëQëDuam me #Shtet  #Punë  #Mirëqenie ”.

Deputeti i PS-së për qarkun e Elbasanit, Taulant Balla, tha se se dje ishte një grehinë me plehra këtu në qendër të Elbasanit dhe tani një park për qytetarët dhe nuk do të reshtim pa urbanizuar të gjithë Elbasanin. “Ne kemi ecuar shumë me legalizimet dhe për tetë vite ishin bere 365 legalizime vetëm lokale dhe motele, ndërsa ne në katër vite beme 8000 legalizime”, tha Balla

Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama u shpreh se “Me vjen mirë që takohemi katër vjet më pas dhe kjo që shihni është një dëshmi e ndryshimit dhe nuk jemi të gjithë njësoj se po të ishim të tillë sot këtu do ishin plehrat. Sot dua edhe këtu në Elbasan t’u them atyre që na kanë votuar në 2013 dhe që nuk kanë arritur që të mos preknin ndryshimin që kanë pritur, se ka një mundësi për ta bërë ndryshimin dhe zgjidhja është të na ndihmoni qe timonin e qeverisjes ta mbajnë pa parti të tjera në preher që të ecim në rrugën e të ardhmes”.

“Ka patur mes jush që kanë thënë se nuk do bëhet reforma në drejtësi me pretendimin se janë të gjithë njësoj, por për ta bërë reformën në drejtësi duheshin edhe votat e opozitës. Ata kanë dalë nga çadra kundër reformës së drejtësisë dhe janë futur në çadrën e humbësve. Ju i patë kur edhën në korrik dhe votuan. Ata nuk deshën ta votojnë Vettingun, por ju i patë sesi e votuan. Por, nuk mjaftojnë vetëm votat e njërës palë, por edhe të demokratëve që të bëjme ndryshimin. Por, më e rëndesishme se dinjiteti I PS-së është dinjiteti i Shqipërisë”, theksoi Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat