Del emri dhe fotoja e të dyshuarit për vrasjen e Artan Cukut

Shqipëria

Del emri dhe fotoja e të dyshuarit për vrasjen e Artan Cukut

Më: 11 qershor 2017 Në ora: 12:18
Mikel Shallari

Mikel Shallari është emri i plotë i të riut i cili u ndalua orër e para të mëngjesit në Tiranë, pasi akuzohet si personi që ka vrarë komisarin Artan Cuku.

Mësohet se ai po udhëtonte me një makinë me një mikeshën dhe një mikun e tij, fur është ndaluar nga efektivët.

Mikel Shallari nga Kuçova ishte në ndjekje pasi policia e kishte identifikuar përmes provave që kishte mbledhur në vendin e ngjarjes. Kanë qenë agjentë civilë që e kanë bllokuar makinën e tij dhe e kanë prangosur në vend. Ai nuk ka bërë rezistencë.

Image
Mikel Shallari

24-vjeçari u zbulua përmes ADN-së. Gjurmë të ADN-së së tij janë gjetur në një bluzë që dyshohet se ai e kishte hequr pas vrasjes së Cukut dhe më pas e ka hedhur disa metra tutje.

Ende nuk dihet cili është motivi i vrasjes edhe pse hetimet janë shtrirë në disa pista.  Mësohet se Mikel Shallari është person me precedentë penalë, i njohur për shpërndarje dhe përdorim të lëndëve narkotike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat