Shkarkohet drejtori i ALUIZN-it në Shkodër, bëri fushatë për PS-në

Shqipëria

Shkarkohet drejtori i ALUIZN-it në Shkodër, bëri fushatë për PS-në

Më: 23 qershor 2017 Në ora: 16:04
ALUIZN-i

Drejtori i ri i ALUIZNI-t ka firmosur urdhrin për pezullimin nga detyra të Drejtorit të Drejtorisë së ALUIZNI-t Shkodër, Tonin Marku.

Ai akuzohet se ka marrë pjesë në fushatë  zgjedhore gjatë orarit të punës. Pezullimi i përkohshëm është firmosur nga drejtori i ri i ALUIZNI-t Ibrahim Morina.

“Zoti Tonin Marku me detyrë drejtor i Drejtorisë së ALUIZNI-t Shkodër, pezullohet pas informacionit të ardhur pranë titullarit të institucionit për pjesëmarrjen në fushatë zgjedhore gjatë orarit zyrtar” thuhet në urdhrin e pezullimit.

Marku është përfaqësuesi i Partisë Socialiste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat