Legjenda vazhdon, babai i nuses që helmoi vjehrrën mesazh krushkut: Po flet pa doganë se ke mizën nën kësulë...

Shqipëria

Legjenda vazhdon, babai i nuses që helmoi vjehrrën mesazh krushkut: Po flet pa doganë se ke mizën nën kësulë...

Më: 12 korrik 2017 Në ora: 11:38
Elda Tanushi

Familja e Elda Tanushit, nuses 19-vjeçare që tentoi të helmonte vjehrrën dhe akuzoi vjehrrin për përdhunim ka zgjedhur të heshtë pas lumit të akuzave që janë hedhur në drejtim të vajzës së tyre.

Ndërsa dhëndri Donald Stafa dhe familja e tij nga Shijaku e akuzuan këtë të fundit për një lidhje tjetër jashtëmartesore, i ati i Eldës shprehet se do flasë vetëm pasi të vendosë drejtësia dhe kërkon që të mos e shqetësojë njëri në telefon. BalkanWeb raporton se Baftjar Tanushi nuk e ka kursyer një mesazh për krushkun e tij, të cilit i thotë prerë “e ka mizën nën kësulë”, prandaj flet pa doganë për vajzën time. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat