Ka vetëm 5 ditë drejtor, por sot i del emri te lista e Ramës

Shqipëria

Ka vetëm 5 ditë drejtor, por sot i del emri te lista e Ramës

Më: 12 korrik 2017 Në ora: 18:14
Edi Rama

Disa ditë më parë, kryeministri Edi Rama i kërkoi popullit shqiptar që të denonconte çdo person që ka abuzuar në administratën e shtetit. Bazuar në mbi 3 mijë denoncimet e bëra online, Rama ka publikuar në faqen e tij në “Facebook” listën me 100 zyrtarë të denoncuar nga qytetarët.

Mes emrave të ndryshëm, bie në sy edhe drejtori i sapoemëruar i Ujësjellësit Koplik, Lekë Prela. Ky i fundit ka vetëm pak ditë që është emëruar në krye të Ujësjellës-Kanalizime Koplik.

Image
Rama ka publikuar në faqen e tij në “Facebook” listën me 100 zyrtarë të denoncuar nga qytetarët
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat