Gjykata dënon me 4 vite burg Shpëtim Gjikën

Shqipëria

Gjykata dënon me 4 vite burg Shpëtim Gjikën

Më: 27 korrik 2017 Në ora: 13:13
Shpëtim Gjika

Gjykata e shkallës së parë në Vlorë ka dënuar me 4 vite burg ish kreun e bashkisë shpëtim Gjikën.

Por Gjika nuk do të shkojë në qeli, pasi gjykata i ka konvertuar vitet e burgut me dy vite shërbim prove. Gjika dënohet edhe për tre vjet të mos kryejë funksione publike.

Ndërkohë qe pritet edhe apelimi nga pala e të akuzuarit. Ish kreu i bashkisë ka qenë në akuzë për falsifikim dokumentesh.

Gjykata vendosi pafajësi për të gjitha akuzat ndaj Doriana Sulaj, ndërsa biznesmeni Artur Haxhi u dënua me 3 vite burgim per falsifikim dokumentave më shumë se një here. Por edhe ky i shpëton burgut pasi denimi i konvertohet me tre vite sherbim prove. Ridvan Mersini 1 vit burg, por gjithashtu iu konvertua në 2 vite sherbim prove.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat