LSI përjashton dy këshilltarët e saj bashkiakë dhe i akuzon për korrupsion

Shqipëria

LSI përjashton dy këshilltarët e saj bashkiakë dhe i akuzon për korrupsion

Më: 27 korrik 2017 Në ora: 16:24
Agim Kraja, këshilltari i përjashtuar nga grupi i LSI

LSI-ja ka përjashtuar sot nga grupi i saj, dy këshilltarët e saj bashkiakë Genta Mezini e Agim Kraja, të cilët votuan pro, rritjes së çmimit të ujit të pijshëm në Tiranë.

Koordinatorja e anëtarëve të Këshillit Bashkiak të LSI-së në Bashkinë e Tiranës, Eriona Bixha, deklaroi sot para mediave se:

Grupi i këshilltarëve të LSI në Këshillin Bashkiak të Tiranës, me përgjegjësinë e përfaqësimit dhe mbrojtjes së interesit të qytetarëve, vendosi:

Të përjashtojë nga Grupi i këshilltarëve të LSI, Genta Mezinin dhe Agim Krajën për veprim në kundërshtim me statusin, programin dhe vendimin e forumeve drejtuese të LSI.

Qëndrimi dhe votimi i tyre ditën e djeshme në Këshillin bashkiak të Tiranës ka qënë tërësisht individual dhe i shtyrë prej interesave korruptive."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat