Monika Kryemadhi: Opozita nuk është çështje numrash, por morali

Shqipëria

Monika Kryemadhi: Opozita nuk është çështje numrash, por morali

Më: 27 korrik 2017 Në ora: 19:10
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” ka reaguar, duke thënë se opozita nuk është çështje numrash, por morali. Ajo shton se LSI në opozitë do të jetë kundër çdo abuzimi të pushtetit.

“Opozita nuk është çështje numrash, por çështje morali!

Çdo përpjekje për ta shndërruar atë në lojë interesash, biznesi apo politike nuk do mundet kurrë të ketë mbështetjen apo partneritetin tonë. Pozicionimi ynë në opozitë me votën e blerë me lekët e krimit apo vota të blera në kurriz të interesit të qytetarëve është dhe do të mbetet i qartë dhe pa kompromis. LSI është opozita e fortë e çdo pushteti, të çdo niveli, qendror apo lokal, i cili përpiqet të vjedhë e të abuzojë!”, shprehet Kryemadhi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat