Asambleja e PS-së i çon Metës emrin e Ramës për kryeministër. Ruçi ‘e bën’ president

Shqipëria

Asambleja e PS-së i çon Metës emrin e Ramës për kryeministër. Ruçi ‘e bën’ president

Më: 27 gusht 2017 Në ora: 11:55
Gramoz Ruçi

Drejtuesi i Asamblesë së PS-së, Gramoz Ruçi para socialistëve të pranishëm pohoi se kreu i kësaj partie, Edi Rama do të jetë edhe kandidati për kryeministër.

Ndër të tjera Ruci theksoi se emrin e Ramës do ia çoj për dekretim Metës. “Si rregull partia që fiton zgjedhjet i bën propozimin presidentit për
kryeministër. Ne e kemi në statut që kryetari i partisë është kryeministër, por presidenti nuk ka detyrimin të lexojë statutin tonë. Ne e kemi detyrimin që ta zyrtarizojmë sot”, tha Ruçi.
Ndaj, këtu ai bëri edhe një lapsus, duke e quajtur Ramën president. “Si kandidat për president…”, qesh Rucci, ndërsa shton se ‘na u bë mëndja president’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat