Armët e zbuluar në Rinas, mediat britanike: Mund të përdoreshin për sulm terrorist në Angli

Shqipëria

Armët e zbuluar në Rinas, mediat britanike: Mund të përdoreshin për sulm terrorist në Angli

Më: 28 gusht 2017 Në ora: 12:21
Armet

Një artikull të tërë i ka kushtuar media britanike, Daily Mail, zbulimit të armëve në Rinas para disa ditësh, të cilat kishin si destinacion Anglinë.

“Një komplot për të futur 3 armë të tipit Kallash në Britani nëpërmjet një kutie transporti është zbuluar nga autoritetet shqiptare,” shkruan Daily Mail.

Policia dyshon se pjesët e armëve që kishin destinacion të fundit Londrën do të përdoreshin për sulm terrorist ose për krimin e organizuar.

Stafi i sigurisë i zbuloi armët brenda në sektorin e kargos në aeroportin e Tiranës, pak para se ato të niseshin.

“Të mbështjella me peshqirë dhe letër celofan brenda një kutie DHL, përveç tyre ndodheshin edhe rroba. Policia anti-terror e Shqipërisë ka rritur vigjilencën pas sulmeve terroriste në Londër dhe Barcelonë.

Autoritetet shqiptare nuk kanë dhënë adresën ekzakte se ku do të shkonin pjesët e armëve por thanë se do mbërrinin në Angli.

Sajmir Cullhaj, 32 vjeç, i cili u arrestua si i dyshuari kryesor për këtë komplot, besohet se ka marrë urdhër për të lëvizur armët 3 ditë përpara se të dërgonte pakon”, -përfundon artikulli i Daily Mail.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat