Shqipëri/ Ja nxënësit që duhet të paguajnë më shumë për tekstet shkollore

Shqipëria

Shqipëri/ Ja nxënësit që duhet të paguajnë më shumë për tekstet shkollore

Më: 1 shtator 2017 Në ora: 21:50
Ilustrim

Kanë mbetur edhe 10 dite nga fillimi i shkollës, ndërsa në pikat e shitjes vijon shpërndarja e teksteve.

Ndryshe nga me parë, në libraritë pranë shkollave nuk të duhet të presësh në radhë për të blerë paketat e librave.

Drejtoresha e arsimit parauniveristar Zamira Gjini deklaron se edhe titujt janë te gjithë sipas klasave përkatëse.

“Të gjitha tekstet që ka katalogu ndodhen në njësitë tregtare. Nuk ka arsye pse të stresohen dhe alarmohen sepse tekstet janë aty.”-tha Gjoni.

Drejtoresha Gjini mohon zërat per rritje çmimi. Sipas saj ndryshime ne vlere ka vetëm paketa e klasës se pare dhe klasës se gjashte, per shkak te shtimit te librave me kurrikulen e re.

“Nuk kemi rritje të cmimeve të teksteve, por kemi ndryshim të programit, që sjell shtim të lëndëve. Jan shtua lëndë si dituri natyre, TIK(Teknologji Informative- Komunikative), apo lëndë të gjuhëve të huaja”-tha Gjoni.

Shitja do te vazhdoje deri ne datën 10 shtator, nje dite para fillimit te shkollës.

Ndërkohe qe disa kategori si familjet rome, fëmijët policeve te rene ne detyre, personat me aftësi te kufizuar, fëmijët jetim dhe te tjerë i përfitojnë librat falas. Rimbursimi i teksteve do te behet nga Drejtoritë Arsimore ne bashkëpunim me shkollat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat