Qëllohet me armë banesa e shefit të qarkullimit Lezhë

Shqipëria

Qëllohet me armë banesa e shefit të qarkullimit Lezhë

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 06:34
Pamje nga vendi i ngjarjes

Raportohet se në orët e para të ditës së shtunë, saktësisht rreth orës 03:00 është qëlluar me armë drejt banesës së shefit të qarkullimit të Lezhës, shtetasit Gjovalin Toma.

Nga të dhënat paraprake në vendngjarje raportohet se nuk ka viktima dhe të plagosur, vetëm dëme materiale. 

Si e përmendëm më lart, Gjovalin Toma,është efektiv policie me detyrë shef i qarkullimit në Lezhë. Policia ka shkuar në vendngjarje për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat