Berisha denoncon Veliajn: Kur mbush xhepin me lekë, s’ka nevojë për leje në Bashki

Shqipëria

Berisha denoncon Veliajn: Kur mbush xhepin me lekë, s’ka nevojë për leje në Bashki

Më: 27 shtator 2017 Në ora: 11:03
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publike ditën e sotme një video, ku sipas tij në Tiranë po ndërtohet pa leje.

Berisha, hedh akuza ndaj kreut të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, duke thënë se ai ka marrë lekë për të lejuar këtë ndërtim.

Denoncim i Berishës:

Kur mbush xhepat e Lal Plehut nuk duhet leje!

Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb

"Miremengjes zoti Berisha. Jemi nje pallat i tere qe jemi ankuar ne bashkine e tiranes per nje ndertim qe per mendimin tone dhe te inxhinjereve specialiste ka abuzime. Jemi ankuar disa here ne bashki por ata e lene kete pune pezull duke mos marre masa administrative. Ndertimi ekzistues ka qene pa dritare sot kane dale me dritare dhe ballkon duke mos iu permbajtur aspak rregullave distances etj eshte nje skandal i vertete ne mes te tiranes. Po ju dergoj video dhe foto. Objekti ndodhet rruga beqir luga. Tek sheshi avni rustemi. Kemi besim tek puna dhe vendosmeria juaj. Ju urojme dite te mbare."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat