Rama paralajmëron ish-drejtuesit e Burgjeve dhe Hipotekave, “fshesë” në administratë

Shqipëria

Rama paralajmëron ish-drejtuesit e Burgjeve dhe Hipotekave, “fshesë” në administratë

Më: 7 tetor 2017 Në ora: 13:09
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar nga Asambleja e PS-së shkarkime masive në të gjitha nivelet e administratës publike.

“Pastrim në të gjitha nivelet e administratës nga keqbërësit dhe fillimin e një lufte të hapur dhe pastrim strukturor përmes rindërtimit të të gjithë strukturës dhe mekanizmave të pushtetit ekzekutiv në funksion të Shqipërisë që duam me punë me shtet me mirëqenie”, tha Rama në fjalën e mbajtur.

Më tej ai deklaroi se ata që kanë përgjegjësi për llumin në burgje dhe hipoteka do të përgjigjen para ligjit.

“Hipotekat janë një llum i madh. Brenda 100-ditëshit do të lançojmë programin për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Titujve të Pronësisë dhe reformimin e këtij sektori nga një llum në një zonë shërbimesh transparente.

Ata që kanë përgjegjësi për llumin në burgje e në hipoteka do të përgjigjen para ligjit.

Do krijohet një rrjet i ri antikorrupsion për të garantuar një vetëkontroll të brendshëm të pushtetit ekzekutiv”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat