Berisha: Rama shiti dëshmitaren e mbrojtur kundër Tahirit

Shqipëria

Berisha: Rama shiti dëshmitaren e mbrojtur kundër Tahirit

Më: 25 tetor 2017 Në ora: 10:50
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka kërkuar prokurorisë së Përgjithshme që të nisë hetimet për nxjerrjen e emrit të dëshmitares së mbrojtur kundër ish-ministrit Saimir Tahirit.

Përmes një statusi në profilin e tij në ‘Facebook’, Berisha thotë se deputeti I PS-së Bledi Çuçi ka fotografuar dëshminë e vënë në dispozicion nga prokuroria me dyer të mbyllura, për Këshillin e Mandatave.

Reagimi i Berishës:

Edi Rama ka shitur dhe tradhetuar deshmitaren e mbrojtur kunder Saimir Tahirit!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital:

“Pershendetje doktorr,esht Edi Rama vet ai qe ka dekonspiruar dhe shitur deshmitaren e mbrojtur oficere e policise,kunder Sajmir Tahirit.Ai esht informuar vetem pak minuta pasi prokuroret ne seancen e mbyllur dorzuan ne komisionin e mandateve provat sekrete.Pavaresisht se te fjithe deputetet ishin nden pergjim dhe nden hetim Bledi Çuçi filmoj dokumentat dhe ia nisi menjeher Rames.Rama se bashku me Agaçin shkoj ne zyre tek Xhafa ku kane qendruar rrethe nje ore natyrisht ka bere identifikimin e personit dhe u a kane dhene mediave me respekt ...”

I bej thirrje Prokurorise se Pergjithshme te nise me urgjence hetimin per Edi Ramen, qe tradhetoi dhe shiti deshmitaren e mbrojtur dhe te gjithe ata qe jane te implikuar ne kete krim te shemtuar! sb

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat