Ironia e deputetit/ “Në Gjermani do të ketë ikur Saimir kamionisti, se për ministrin dha garanci Rama”

Shqipëria

Ironia e deputetit/ “Në Gjermani do të ketë ikur Saimir kamionisti, se për ministrin dha garanci Rama”

Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 14:40
Saimir Tahiri-Edi Rama

Një deklaratë ironike është lëshuar nga deputeti demokrat Edi Paloka në lidhje me lajmin për largimin drejt Gjermanisë të ish-ministrit Saimir Tahiri, nën hetim për trafik droge.

“Mediat po flasin për një Saimir nga ata të përgjimeve të Antimafias italiane, që paska ikur në Gjermani, – shkruan Paloka në Fb. – Me siguri do jetë ai Saimiri shofer kamioni se për Saimirin ministër, ka dhënë garanci Rama që nuk mund të lëvizë nga vendi. Votoi maxhoranca në Parlament që t’i bllokohet pasaporta…

Pastaj është bërë shumë e ngatërruar kjo punë: shume Saje, shumë patenta, shumë pasaporta, shumë euro…

Saimir Tahiri ministër ka kushërinj Habilajt, nuk ka skaf po ka dy patenta lundrimi. Ka Audi të shitur, por në pronësi ende të tij…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat