Reshjet e shtuara të shiut gjatë orëve të fundit të së enjtes, kanë rritur nivelin e prurjeve të ujit në kaskadat e hidrocentraleve.
Sipas të dhënave nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, (KESH) prurjet e ujit në HEC-in e Fierzës llogariten në 287.24 m3 ujë/sek, ndërsa për hidrocentralin e Komanit.
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare njofton se aktualisht ai ndodhet në kuotën e 171.05 metrave, ndërsa kapaciteti i tij maksimal kap kuotën e 175 metrave.
Ndërkaq, po nga të dhënat zyrtare mësohet se në Vaun e Dejës niveli i ujit është 74.33 metra, nga 76 metra që është maksimumi i lejuar.
Rritja e prurjeve të ujit, ka shtuar edhe prodhimin e energjisë elektrike në hidrocentralet e vendit për shkak të reshjeve të shtuara, çka pritet të ndikojë edhe në reduktimin e importeve të energjisë.