Moti i keq - Aeroporti i Rinasit deklaratë të rëndësishme për fluturimet

Shqipëria

Moti i keq - Aeroporti i Rinasit deklaratë të rëndësishme për fluturimet

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 18:34
Rinas

Aeroporti “Nënë Tereza” jep një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata që presin të udhëtojnë jashtë vendit, por edhe për ata që kthehen.

Duke iu përgjigjur interesit të mediave, “TIA” bën me dije se gjatë së premtes vonesat e fluturimeve kanë qenë sporadike dhe kanë pasur të bëjnë me fluturimet drejt Stambollit dhe Romës.

“Është e qartë se kushtet e këqija të motit kanë ndikuar në operacionet e TIA-s, me disa fluturime të anuluara dhe dy prej tyre të devijuara. Megjithatë, së bashku me shoqëritë ajrore dhe  strukturat e Aviacionit Civil është arritur që fluturimet të kthehen në normalitet me sukses”, thuhet në një njoftim për shtyp.

Pasagjerëve që zbresin në këtë aeroport, TIA u ka sugjeruar që të ndjekin njoftimet e institucioneve zyrtare, ndërsa u ka këshilluar të bëjnë kujdes në zgjedhjen e rrugëve ku do të kalojnë. 

Ndërkohë që situata pritet të normalizohet pothuajse gjithë Jugu i Shqipërisë është gdhirë sot nën ujë. Shtëpi e toka të përmbytura, bagëti të ngordhura e rrugë të bllokuara. Kjo është situata që po kalon aktualisht vendi ynë.

Meteorologët kanë thënë se pas mesnatës së sotme do të ketë një reduktim të reshjeve ndërkohë që do të ketë gjithashtu një ule të ndjeshme të temperaturave.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat