Vrasja e vëllait të ish-deputetit, policë e njerëz të shumtë, ja pamjet e para nga vendi i ngjarjes

Shqipëria

Vrasja e vëllait të ish-deputetit, policë e njerëz të shumtë, ja pamjet e para nga vendi i ngjarjes

Më: 9 dhjetor 2017 Në ora: 06:56
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Aleksandër Ndoka, 48 vjeç, i cili u ekzekutua mëngjesin e sotëm pak metra larg banesës ishte baba i katër fëmijëve, 2 djem dhe 2 vajza. Vajzën më të madhe e kishte të martuar, ndërsa më të voglën 7 vjeç. Përveç angazhimit të tij si këshilltar në Këshillin Bashkiak të Lezhës, 48-vjeçari kishte në pronësi një lokal pranë banesës së tij në lagjen “Kodër Marlekaj” si dhe një biznes duralumini.

Po kështu mësohet se djali i tij Samuel Ndoka u arrestua nga policia në fund të muajit tetor i akuzuar për “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

Policia dyshon se autorët e vrasjes së 48-vjeçarit kanë qenë 2 ose më shumë dhe kanë qëlluar me automatik sapo Ndoka ka mbërritur para banesës së tij në orën 04:00 të mëngjesit.

Forca të shumta policie ndodhe në vend, ndërsa në Lezhë dhe rrugët hyrëse e dalëse të qytetit janë ngritur pika të shumta kontrolli.

***

Aleksandër Noka është ekzekutuar me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm pranë banesës së tij në lagjen “Nënë Tereza” në Lezhë. Vëllai i ish-deputetit socialist Arben Ndoka është gjetur pa jetë në makinën e tij tip “Mitsubishi”. 48-vjeçari ishte një emër jo pak i njohur në Lezhë dhe i akuzuar shpesh edhe nga opozita si i përfshirë në ngjarje të ndryshme.

Në video duket makina e 48-vjeçarit ku u gjet i vrarë si dhe njerëz të shumtë që hyjnë e dalin. Po kështu ndodhet edhe një mjet i policisë. Më tej edhe ish-deputeti Arben Ndoka shihet duke biseduar me disa njerëz.

Vritet me armë zjarri vëllai i ish-deputetit Arben Ndoka

Rreth orës 04:25 në Lagjen “Nënë Tereza” ka ndodhur një vrasje me armë zjarri. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në Lagjen “Nënë Tereza”, ku kanë konstatuar se në mjetin tip “Mitsubish”, me traga AA 382 SE, ndodhej trupi i pajetë i shtetasit Aleksandër Ndoka 48 vjeç, vëllai ish-depuetit Arben Ndoka.

Sipas policisë, Aleksandër Ndoka 48 vjeç, banues në lagjen “Nënë Tereza” Lezhë, është vrarë me armë zjarri nga persona akoma të paidentifikuar.

Image
Aleksandër Noka

Njoftimi i Policisë:

Informacion paraprak

Me datë 09.12.2017, rreth orës 04:25, Salla Operative është njoftuar se në Lagjen “Nënë Tereza” ka ndodhur një vrasje me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në Lagjen “Nënë Tereza”, ku kanë konstatuar se në mjetin tip “Mitsubish”, me traga AA 382 SE, ndodhej trupi i pajetë i shtetasit A. N, 48 vjeç, banues në lagjen “Nënë Tereza” Lezhë, i vrare me arme zjarri nga persona akoma të paidentifikuar.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në vendin e ngjarjes ku po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

Në mbështetje të veprimeve që po kryhen nga D.V.P. Lezhë për kapjen e autorëve, janë dërguar edhe dy grupe të F.N.SH. Shkodër .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat