Policia kap provën që gozhdon specialin grek

Shqipëria

Policia kap provën që gozhdon specialin grek

Më: 5 shkurt 2018 Në ora: 10:03
Efthymoios Efthymiou

Krahas dëshmive dhe pamjeve të siguruara nga kamerat, policia duket se ka në dorë edhe një provë tjetër që gozhdon ish-oficerin e Forcave Speciale greke Efthymoios Efthymiou në lidhje me vrasjen e Devi Kasmit. 

Mësohet se atij i është gjetur edhe celulari me të cilin komunikonte, ku pritet që nga aty të dalin lidhjet e tij me shqiptarët porositës të vrasjes.

Gjithashtu atentatorit grek Efthymoios Efthymiou, i janë sekuestruar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, një mori dokumentesh, parash dhe sendesh të tjera, pasi ekziston dyshimi se janë prova që mund të humbasin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat