“Zgjidhja” denoncon indiferencën e qeverisë: Përmbytje dhe taksidarë

Shqipëria

“Zgjidhja” denoncon indiferencën e qeverisë: Përmbytje dhe taksidarë

Më: 5 shkurt 2018 Në ora: 22:46
Koço Kokëdhima

Partia “Zgjidhja” denoncoi indiferencën e qeverisë ndaj qindra familjeve që janë përmbytur për të dytën herë brenda dy muajve të fundit. Në një reagim në Facebook, partia e drejtuar nga Koço Kokëdhima, deklaroi se qeveria po pret të dalë dielli që të shkojë në ndonjë shtëpi të përmbyturi për të dalë në televizion.

Deklarata e “Zgjidhja”-s

Banorët e Ferrasit në Fier dhe të shumë fshatrave të tjerë në Ultësirën Perëndimore, prej dy ditësh zgjohen sërish të përmbytur plotësisht. Ende pa u tharë nga shiu i dhjetorit 2017, banesat, pronat, gjëja e gjallë, prodhimet dhe bizneset e tyre u shkatërruan sërish prej një shiu të zakonshëm dimri. Qeveria nuk luajti as gishtin prej përmbytjes së dhjetorit. Jo vetëm nuk shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, që të ndihmonte me buxhetin e shtetit familjet e dëmtuara, por as nuk mori asnjë masë që uji të mos përmbyste sërish fushat. Qeverisja u krenua me ditë-netët pa gjumë të ushtarëve të thjeshtë nga Shqipëria dhe Kosova, që ndihmuan banorët e përmbytur dhe ndihmat bujare që dhanë bizneset në të dyja vendet për fermerët e falimentuar. Ajo po pret të pushojë shiu, që uji të tërhiqet vetë dhe ministrat dhe kryeministri të shkojnë në ndonjë familje bashkë me kamerat për të treguar “ndihmën e madhe” që po u jep sërish qeveria. Qeveria vjen aty çdo ditë me taksidarër e saj për ujin, energjinë dhe sahatët e puseve.

ZGJIDHJA është e vetmja forcë politike që do transferojë sovranitetin te populli, do të bëjë qeverinë e qytetarëve dhe do t’u japë fund katastrofave të tilla, paaftësisë dhe papërgjegjshmêrisë vrasëse, mjerimit, varfërisë, padrejtësisë, shtypjes së pamëshirshme dhe shpopullimit të vendit.

ZgjidhjaPërQytetarët

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat