Presidenti Meta: Gëzuar 8 Marsin të gjitha grave, nënave dhe motrave! - Bota Sot
Presidenti Meta: Gëzuar 8 Marsin të gjitha grave, nënave dhe motrave!

Shqipëria

Presidenti Meta: Gëzuar 8 Marsin të gjitha grave, nënave dhe motrave!

Më: 8 mars 2018 Në ora: 08:27
Presidenti, Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta i ka uruar festën e 8 Marsit, të gjitha grave shqiptare.

Në mesazhin e tij në Fb, Meta shkruan:

"Gëzuar 8 Marsin të gjitha grave, vajzave, nënave dhe motrave, të cilat me shpirtin, dashurinë, sakrificat e përkushtimin e tyre, lartësojnë vlerat më të mira të shoqërisë dhe familjes shqiptare. Sot është dita për të reflektuar se ka ende shumë për të bërë që gratë e vajzat të gëzojnë plotësisht liritë e të drejtat e tyre, të mos diskriminohen e të mos vuajnë dhunën në familje e shoqëri. Fuqizimi i tyre social, ekonomik dhe politik është forcim i familjes shqiptare dhe garancia më e sigurtë për një Shqipëri europiane dhe të begatë."

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test