Bushati: Nuk ka akoma një datë për vizitën e kryeministrit grek - Bota Sot
Bushati: Nuk ka akoma një datë për vizitën e kryeministrit grek

Shqipëria

Bushati: Nuk ka akoma një datë për vizitën e kryeministrit grek

Më: 15 mars 2018 Në ora: 13:27
Ditmir Bushati dhe Marija Pejçinoviç

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati u shpreh optimist se ulja në tavolinë e ekipit shqiptar dhe atij grek për marrëveshjen e re do të jetë e afërt.

Ministri Ditmir Bushati, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetareje bërë sot në mesditë në konferencën e përbashkët për shtyp me ministren e jashtme kroate, Marija Pejçinoviç Buriç, tha se kishte dorëzuar në presidencë të gjithë informacionin e kërkuar nga Ilir Meta.

“Po punohet për të jetësuar paketën që palët kanë rënë dakord që do të duhet të bisedohet. Sa i takon fillimit të bisedimeve për një marrëveshje të re për demilitimin e zonave detare, e kam fjalën për detin territorial, zonën ekskluzive ekonomike, dhe shelfin ekonomik. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm më presidentin. Siç e dini presidenti ka kërkuar informacione për çështje specifike, të cilat shkojnë në disa raste dhe përtej fokusit dhe kompetencës së Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme. Kemi kryer të gjithë procesin e koordinimit me institucionet e tjera dhe i kemi dorëzuar presidentit të gjithë informacionin që ai ka kërkuar”. 

“Besoj se duhet të jemi afër momentit kur ekipi shqiptar do të jetë i ulur me atë grek me shpresën se do të arrijmë një marrëveshje të re në këtë fushë, e cila do të jetë marrëveshje më e mirë se ajo e 2009, më e drejtë, më e ndershme dhe në fund të ditës një marrëveshje që të çlirojë energji pozitive mes dy vendeve tona”.

Po kur do të vijë kryeministri grek në Shqipëri?

“Ka kohë që punohet për një vizitë në nivelin e kryeministrit grek në Shqipëri. Nuk ka ende një datë po afat të finalizuar për këtë gjë. Vizita është e rëndësishme në vetvete sepse presim që përmes kësaj vizite të shënohet një hap i ri pozitiv mes Shqipërisë e Greqisë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test