Një ditë pasi vizitoi zonat e përmbytura në bashkinë e Shkodrës dhe në Vaun e Dejës, kreu i opozitës Lulzim Basha përsërit thirrje për shpalljen e gjendjes së emergjencës.
Basha shkruan se përgjegjësi i vetëm i përmbytjeve në këto zona është KESH me shkarkimet në kaskadën e Drinit.
“Të shpallet menjëherë gjendja e emergjencës në Bashkinë e Shkodrës dhe të Vaut të Dejës!
Përgjegjësi për përmbytjen e Shkodrës, është KESH me shkarkimet nga kaskada e Drinit.
Edi Rama t’i japë fund heshtjes fajtore. Mosshpallja e emergjencës është e papërgjegjshme dhe kriminale”, shkruan Basha.